Lidhje

Rreziqet e kalimit të kufirit amerikan


Gjatë 16 viteve të fundit, sipas të dhënave të qeverisë amerikane, më shumë se gjashtë mijë njerëz kanë vdekur pasi kanë kaluar kufirin amerikan nga Meksika, duke e gjetur veten në një mjedis të rrezikshëm. Megjithatë imigrantët e paligjshëm, shumica e tyre nga vendet e Amerikës qendrore, vazhdojnë të kalojnë kufirin në jug të Teksasit ku temperaturat janë shumë të larta.

Në jug të Teksasit, ky lumë është kufiri me Meksikën ku është shumë e lehtë të kalohet nga ana tjetër.

Por pasi të kenë kaluar lumin, imigrantët pa dokumenta gjejnë shumë pak ujë të pijshëm, shkurre dhe krijesa të vogla që të pickojnë keq.

Agjenti i Patrullës Kufitare amerikane Jason Owens thotë se kontrabandistët shpesh i lënë njerëzit vetëm këtu.

“Njerëzit që i sjellin këtu, në qoftë se ata nuk kanë fuqi të vazhdojnë, i lënë pas, dhe pastaj imigrantët e paligjshëm ndjehen të humbur ... pa ujë dhe pa asnjë ide se ku mund të shkojnë, pa ndonjë formë komunikimi. Shumë njerëz mund ta gjejnë veten në situata të vështira kaq afër lumit dhe mund të vdesin.”

Zoti Owens thotë se kontrabandistët janë pjesë e botës kriminale meksikane, e cila përfshin kartelet e drogës që janë përgjegjëse për vrasjen e mijëra personave.

Në mesin e grupeve kontrabandiste vëren konflikte mes karteleve. Ata luftojnë me autoritetet meksikane, të cilët përpiqen shumë për të marrë situatën nën kontroll dhe më pas ata të vijnë këtu dhe shpesh ndodh e njëjta gjë.”

Në jug të Teksasit, janë zbuluar qindra trupa të paidentifikuar, shumica e tyre të zhvarrosur nga një grup vullnetar mjeko-ligjor nga Universiteti Baylor.

Ata që vijnë nga Amerika Qendrore po largohen për shkak të dhunës nga grupet e drogës dhe varfëria, nga vende si Hondurasi.

Gjatë udhëtimit të gjatë përmes Meksikës, shumë nga ata abuzohen, duke përfshirë edhe fëmijët që udhëtojnë vetëm.

Zëdhënësi i Patrullës Kufitare Peter Bidegain thotë se pasi kalojnë kufirin, fëmijët imigrantë shpesh kërkojnë mbrojtjen e agjentëve dhe i besojnë atyre.

“Shpesh kur i pyet ata rreth udhëtimit të tyre, ata fillojnë të qajnë. Është shumë prekëse; është prekëse si për agjentët ashtu edhe për fëmijët.”

Tony Payan, i cili kryeson Qendrën e Meksikës në Institutin Baker të Universitetit Rice, thotë se kontrabandistët e fëmijëve nuk përballen me rrezikun se do të kapen.

“Ata njerëz i marrin fëmijët afër kufirit meksikan me Amerikën dhe pastaj i shtyjnë për të kaluar lumin por vetë nuk shkojnë me ta, kështu që nuk e vënë veten në rrezik për t’u arrestuar.”

Për sa kohë që shumë njerëz janë në gjendje për kaluar kufirin dhe të qëndrojnë, ekspertët thonë se njerëzit në Amerikën Qendrore do të vazhdojnë të paguajnë kontrabandistët mijëra dollarë për person.

Pavarësisht rreziqeve, Tony Payan thotë se situata me të cilën shumë emigrantë të përballen në vendet e tyre është më e keqe.

"Varfëri ekstreme në Amerikën Qendrore, dhe mungesa e shpresës dhe kur njerëzit janë të pashpresë ata do të lëvizin. Ajo ka qenë historia e njerëzimit.”

Në Teksas, agjentët e Patrullës Kufitare vazhdojnë të kontrollojnë për kontrabandistët e drogës dhe për ata që e kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme dhe të rrezikojnë jetën e tyre në një mjedis të ashpër.

XS
SM
MD
LG