Lidhje

Rrëzohen tre kandidaturat e pres. Topi për Gjykatën Kushtetuese


Rrëzohen tre kandidaturat e pres. Topi për Gjykatën Kushtetuese
Rrëzohen tre kandidaturat e pres. Topi për Gjykatën Kushtetuese

Në Shqipëri shumica e djathtë në komisionin e ligjeve rrëzoi sot tre nga katër kandidaturat e presidentit Bamir Topi për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Deputetët e djathtë dhanë pëlqimin e tyre vetëm për kandidatin Fatmir Hoxha duke bërë që anëtarët socialist të komisionit të shpreheshin se sipas tyre shumica po i përzgjedh kandidaturat jo në bëza të veprimtarisë së tyre profesionale por vetëm afërsisë politike.

Akuza që kryetari i komisionit deputeti demokrat Ilir Rusmali i hodhi poshtë duke deklaruar se janë marrë parasysh dhe respektuar kriteret e përcaktuara për përzgjedhje.Arsyet e dhëna për rrëzimin e tre kandidaturave të tjera të Artan Hoxhës Edlira Jorgaqit dhe Ardian Lekës lidheshin, sipas deputetëve të djathtë me raste të konfliktit të interesit apo mospagimit të taksave nga ana e kandidatëve gjatë ushtrimit të profesionit të tyre si avokat

XS
SM
MD
LG