Lidhje

Rrëzohet avioni afgan me 43 pasagjerë


Zyrtarët afganë thanë se një avion me 43 pasagjerë, përfshirë gjashtë shtetas të huaj është rrëzuar në zonën malore në veri të Afganistanit.

Autoritetet thanë se avioni i shoqërisë Pamir Airways u rrëzua sot kur po fluturonte nga Konduzi në kryeqytetin Kabul. Nuk ka njoftime për viktima.

Ambasada britanike në Kabul tha se tre shtetas britanikë ishin në bord. Zyrtarët amerikanë thanë gjithashtu se në bord ndodhej edhe një shtetas amerikan. Kushtet e vështira të motit po ngadalësojnë përpjekjet e kërkimit.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme afgane tha se u është kërkuar ndihmë forcave të Natos për të përcaktuar vendndodhjen e avionit. Aleanca tha se ka dërguar një avion për të ndihmuar operacionet e kërkimit.

XS
SM
MD
LG