Lidhje

Rrëzohet një aeroplan iranian me 90 veta, shpëtojnë 50 udhëtarë

  • Zëri Amerikës

Rrëzohet një aeroplan iranian me 90 veta, shpëtojnë 50 udhëtarë

Mediat iraniane thonë se një aeroplan iranian udhëtarësh me të paktën 90 veta në bord u rrëzua afër qytetit veripërëndimor Urumiyeh.

Agjencia e lajmeve Farsi njoftoi se 50 persona arritën të mbijetojnë. Numri i të mbijetuarve nuk është konfirmuar nga qeveria. Shkaqet e rrëzimit ende nuk dihen.

Irani ka patur një numër aksidentesh ajrore, shpesh për shkak të aeroplanëve të vjetëruar dhe mirëmbajtjes së dobët të tyre.

XS
SM
MD
LG