Lidhje

Rrëzohet një aeroplan rus në Siberi

  • Zëri Amerikës

Një aeroplan rus pasagjerësh është rrëzuar në Siberinë veriore të hënën duke vrarë 11 pasagjerë dhe ekuipazhin.

Zyrtarët e Ministrisë së Emergjencave thonë se katër njerëz i mbijetuan përplasjes dhe po trajtohen për diegie dhe plagosje të tjera. Njoftimet e mëparshme thanë se 15 njerëz në bord kishin humbur jetën.

Zyrtarët e ministrisë thonë se aeroplani i tipit Antonov-24 po përpiqej të ulej në aeropoerin e qytetit Igarka kur u përplas në pistë.

Nuk ka detaje të tjera mbi aksidentin. Aeroplani u nis nga Krasnoyarsk në Siberinë jugore.

XS
SM
MD
LG