Lidhje

Rrëzohet një avion luftarak i Marinës Amerikane

  • Zëri Amerikës

Skuadrat amerikane të shpëtimit thanë se nuk rezultojnë më persona të humbur, në një ndërtesë me banesa në lindje të shtetit të Virxhinias mbi të cilën u rrëzua një avion luftarak i Marinës, dhe ku si pasojë u plagosën 7 persona, përfshirë dy pilotët.

Shefi i Batalionit Bregdetar të Virxhinias dha këtë lajm sot, pasi personeli i shpëtimit kërkoi gjatë natës për tre persona të shpallur të humbur.

Nuk ka njoftime mbi persona të vdekur, dhe zyrtarët thanë se të gjithë të dëmtuarit, përveç njërit prej pilotëve, kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe kanë dalë nga spitali.

Një nga pilotët ishte një student i aviacionit ndërsa tjetri instruktor. Të dy pilotët përdorën sistemin e hedhjes nga avioni, para përplasjes së mjetit me godinën e banesave, si pasojë e të cilës u dëmtuan rreth 40 apartamente. Goditja, e cila ndodhi pak kohë pas ngritjes së avionit, shkaktoi flakë të mëdha.

XS
SM
MD
LG