Lidhje

Rritet niveli i shitjeve me pakicë në festat e fundvitit


Sezoni i blerjeve për festat në Shtetet e Bashkuara ka filluar me një ritëm të shpejtë. Në mbarë vendin amerikanët vërshuan dyqanet e shitjeve me pakicë për të shfrytëzuar uljet e mëdha të çmimeve që ofrohen një ditë pas Ditës së Falenderimeve që ndryshe quhet e Premtja e Zezë.

Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë ka parishikuar një rritje të madhe të shitjeve gjatë sezonit të festave që pritet të kapi shumën e 586 miliardë dollarë, një rritje prej 4 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Blerësit mbushën dyqanet nga Los Anxhelosi në Nju Jork, në përpjekje për të shfrytëzuar uljet e mëdha të çmimeve të artikujve të caktuar. Madje edhe disa të huaj janë ndikuar nga sezoni i blerjeve.

Por në këtë ditë turmat e mëdha që vërshojnë në dyqane shpesh krijojnë probleme. Njoftohet se në disa dyqane në Nju Jork, Los Anxhelos dhe San Antonio ka patur edhe incidente me dhunë mes konsumatorëve.

E premtja e zezë, që çdo vit bie një ditë pas festës amerikane të Falenderimeve, është tradicionalisht dita me aktivitetin më të madh të blerjeve në vit. Emri e “Premtja e Zezë” buron nga parashikimet për nivele të larta të shitjeve, ndërkohë që në të kaluarën fitimet janë regjistruar me ngjyrë të zezë, ndërsa humbjet me ngjyrë të kuqe.

Shpenzimet e konsumatorëve janë lokomotiva e ekonomisë amerikane dhe përbëjnë 70 për qind të aktivitit ekonomik. Disa nga kompanitë e shitjeve me pakicë thonë se shpenzimet në festat e fundvitit janë në të njejtin nivel me shitjet totale të një tremujori.

“Shpenzimet nuk do të jenë shumë të mëdha në krahasim me vitet e mëparshme por anketat që kemi bërë tregojnë se konsumatorët do të shpenzojnë pak më shumë se në të kaluarën dhe ata kanë planifikuar me kujdes këtë vit. Pra, ata kanë kursyer nga buxheti i tyre për të shpenzuar në këtë sezon të festave”.

Shumë biznese do të ofrojnë çmime të ulëta në shitjet në internet, ose “Cyber Monday”, që do të organizohen të hënën.

Shitjet gjatë sezonit të festave këtë vit pritet të rriten me një sasi të vogël në krahasim me vitin e kaluar. Shtatëmbëdhjetë për qind e konsumatorëve amerikanë kanë shpenzuar 700 dollarë ose më shumë krahasuar me 10 për qind vitin e kaluar.

Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë ka parishikuar një rritje të madhe të shitjeve gjatë sezonit të festave që pritet të kapi shumën e 586 miliardë dollarëve, një rritje prej 4 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Ekonomia amerikane ende është në vështirësi, ku më shumë se 12 milionë njerëz janë ende të papunë si rezultat i recesionit të madh ekonomik të vitit 2008 dhe 2009.
XS
SM
MD
LG