Lidhje

Rriten fondet e huave të FMN-së

  • Zëri Amerikës

Drejtorja ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde thotë se është në prag të rritjes së fondit për huatë e vendeve me krizë ekonomike në gjithë botën.

Ndërsa ministrat e financave mblidhen në Uashington për takimet e pranverës së FMN-së dhe Bankës Botërore, Fondi Monetar thotë se ka siguruar deri tani premtimet për një shumë prej 320 miliardë dollarësh nga vendet e zhvilluara gjatë muajve të fundit. Asnjë pjesë e kësaj shume nuk është premtuar nga Shtetet e Bashkuara, që në të kaluarën ka qenë financuesja kryesore e FMN-së por thotë se me vështirësitë buxhetore që po kalon, nuk ka në plan të kontribuojë më shumë aktualisht.

Drejtorja e FMN-së Christine Lagarde thotë se parashikon që edhe vende të tjera anëtare të premtojnë fonde shtesë në ditët e ardhshme.

Zonja Lagarde thotë se ekonomia botërore po rimëkëmbet nga kërcënimet e krizës evropiane të borxheve, tani që Greqia ka siguruar një paketë tjetër shpëtimi dhe Evropa ka shtuar fondin e shpëtimit për emergjencat financiare.

XS
SM
MD
LG