Lidhje

Rritet besimi në ekonominë evropiane

  • Zeri Amerikës

Rritet besimi në ekonominë evropiane

Rritet besimi në ekonominë evropiane

Sipas një raporti të ri, besimi në ekonominë evropiane u rrit muajin e kaluar në nivelin më të lartë në më shumë se tre vjet por tregoi gjithashtu se konsumatorët vazhduan të jenë të shqetësuar rreth shpenzimeve të tyre personale.

Komisioni Evropian tha sot treguesi i besimit ekonomik u rrit papritur më shumë se një përqind, duke arritur 106.2 në muajin dhjetor – niveli më i lartë që nga tetori i vitit 2007.

Rritja u inkurajua nga besimi i shprehur prej të anketuarve në Gjermani dhe Francë, dy fuqitë më të mëdha ekonomike të Evropës. Megjithatë, niveli i besimit ra në Spanjë dhe Greqi, ku ekzistojnë shqetësime të mëdha rreth borxhit qeveritar.

Analistët venë në dukje se besimi i biznesit në Evropë ia kalon rënies së besimit të konsumatorëve. Një tjetër raport i Bashkimit Evropian tregton se shitjet me pakicë ranë pothuajse 1 përqind në nëntor në të 16 vendet që deri atëhere përdornin euron.

XS
SM
MD
LG