Lidhje

Juani kinez shënon nivel rekord

  • Zëri Amerikës

Juani kinez shënon nivel rekord

Juani kinez shënon nivel rekord

Monedha e Kinës u rrit ndjeshëm sot, duke shënuar një nivel rekord, ndërsa banka qendrore e vendit po përpiqet të marrë masa kundër inflacionit.

Monedha kineze, Juani shitej sot në tregjet monetare me vlerën e më pak se 6,4 dollarëve për herë të parë që nga rivlerësimi i saj historik 17 vjet më parë. Kjo shënon një rritje prej 3 për qind që nga janari dhe rreth 7 për qind që kur qeveria filloi të lejojë rritjen graduale të Juanit në qershor të vitit 2010.

Gazeta e përditshme “Zheminzhibao”, organi i Partisës Komuniste të Kinës, shkruante sot në faqen e saj në internet se rritja e vlerës së Juanit pritet të ndodhë me shpejtësi, ndërsa qeveria kineze përpiqet të luftojë inflacionin dhe të shmangë vërshimin e dollarëve të investuar në Kinë.

Në Washington, Rezerva Federale bëri të ditur të martën se do t’i mbajë interesat bankare shumë pranë zeros, gjë që e bën të lehtë për investitorët të marrin hua me interesa të ulta për t’i investuar në vend të tjera, si në Kinë, ku përqindja është më e lartë.

XS
SM
MD
LG