Lidhje

Rritet numri i amerikanëve të lindur jashtë vendit

  • Xherom Sokolovski

Zyra amerikane e regjistrimit të popullsisë publikoi më 10 pril, disa të dhëna, që tregojnë se popullsia amerikane e lindur jashtë vendit ka arritur në shifrën rekord të 40 milionë vetëve. Këto të dhëna po ashtu tregojnë se njerëzit që vijnë të jetojnë në SHBA kanë prirjen të banojnë të shtëpi më të mëdha, me më tepër fëmijë dhe tre breza bashkë, krahasuar me amerikanët e lindur në SHBA. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jerome Socolovsky njofton nga Washingtoni.

Sipas zyrës së regjistrimit të popullsisë, emërtimi “banor i lindur jashtë vendit” përfshin ata banorë që jetojnë në SHBA, por që nuk kanë lindur këtu, ndonëse mund të jenë tani shtetas amerikanë apo banor të ligjshëm të vendit.

Elizabeth Grieco, Shefi i Degës së Popullsisë Amerikane të Lindur Jashtë Vendit, në Zyrën e Regjistrimit të Popullsisë, thotë se numri i përgjithshëm i amerikanëve me origjinë nga jashtë është rritur nga më pak se 10 milionë që ishte në vitet ’70, në një shifër rekord prej 40 milionë banorësh dy vjet më parë.

“Ndërsa numri i amerikanëve të lindur jashtë vendit në vitin 2010 përbën një shifër të lartë historike, si përqindje e popullsisë së përgjithëshme ajo është më e ulët se sa gjatë valës së migrimit të madh në fund të viteve 1800 dhe në fillim të viteve 1900, kur kjo shifër ishte 13 deri në 15 për qind.”

Studjuesja thotë se pjesa më e madhe e rritjes së kësaj pjese të popullsisë ishte në fillim të dekadës, para vitit 2006. Këto të dhëna të raportit janë nxjerrë nga vinjë studimi i vitit 2010.

Studimi bazohet mbi një pyetësor të përvitshëm që i jepet një pjese të popullsisë. Pyetësori është shumë më i hollësishëm se sa regjistrimi i popullsisë që bëhet një herë në 10 vjet.

Sipas studimit, amerikanët e lindur jashtë vendit kishin mesatarisht më tepër fëmijë dhe jetonin tre breza bashkë. Studiuesja Grieco thotë se këto familje kishin më pak prirje të drejtoheshin nga një prind i vetëm se sa amerikanët e lindur në SHBA.

“Një përqindje më e lartë e familjeve të lindura jashtë, krahasuar me familje të lindura në Amerikë, kanë dy prindër.”

Të dhënat po ashtu tregonin se ritmi i lindshmërisë mes grave me origjinë nga jashtë ishte 35 për qind më i lartë se i atyre me origjinë amerikane.

Po ashtu, sipas studimit, familjet me origjinë nga jashtë kishin të ardhura pak më tepër se 46 mijë dollarë në vit, krahasuar me pak më tepër se 50 mijë të ardhura në vit që kishin amerikanët e lindur në SHBA.

Studjuesja Grieco thotë se ndërsa banorët e lindur jashtë SHBA-së jetojnë në çdo shtet, më tepër se gjysma e tyre janë përqëndruar në 4 shtete amerikane: Kaliforni, Nju Jork, Texas dhe Florida.

XS
SM
MD
LG