Lidhje

Rritet numri i divorceve të familjeve të emigrantëve shqiptar në Greqi


Rritet numri i divorceve të familjeve të emigrantëve shqiptar në Greqi

Rritet numri i divorceve të familjeve të emigrantëve shqiptar në Greqi

Në gjykatat në rrethet Jugore të Shqipërisë është vënë re kohët e fundit një rritje e numrit të divorceve prej familjeve të emigrantëve që punojnë dhe jetojnë në Greqi. Sipas të dhënave rastet e shtuara duket se janë reflektuar prej krizës ekonomike që ka përfshirë familjet shqiptare në Greqi.

Të dhënat pranë gjykatave në rrethet jugore të Shqipërisë flasin se numri i divorceve në familjet e emigrantëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi është rritur kohët e fundit. Vlerësimet pranë gjykatës së Sarandës dhe të Gjirokastrës flasin se ka një shtim gjatë këtij viti të proceseve gjyqësore për zgjidhjet e martesave krahasuar me të njejtën periudh të vitit të shkuar.

Sipas rasteve ka nga 20 për qind deri në 30 përqind rritje të numrit të proceseve vlerësojnë burimet pranë të dy gjykatave. Të dhënat gjyqësore vlerësojnë se shumica e çështjeve happen për shkak të problemeve familiare që lidhen me krizën ekonomike që ka mbërthyer Greqinë. Gjendja e vështirë e shumë familjeve, papunësia dhe sidomos problemet me fëmijët bëhen shkak për proceset e divorceve të çifteve shqiptare vlerësonte agjencia e lajmeve Albnou që merret kryesisht me çështjen e emigrantëve në Greqi.

Gjykatat shqiptare në të shumtën e rasteve i zhvillojnë procese gjyqësore pa pjesëmarrjen e palëve por me praninë e avokatëve. Një çështje mjaft delikate që ndeshen gjykata është ajo e kujdesit prindëror të fëmijëve që në të shumtën e rasteve bëhet mjaft i vështirë për t’u trajtuar për shkak të largësisë dhe problemeve që shfaqin prindërit. Edhe në rastet e vendimeve për detyrimet që kanë sidomos palët që përfitojnë kujdesin prindëror shpesh kjo nuk zbatohet në praktikë dhe gjykata e ka të vështirë të kontrollojë zbatueshmërinë e vendimeve për shkak se familjet ndodhen në Greqinës fqinje.

Gjatë proceseve gjyqësore të zhvilluara si në Gjirokastër edhe në Sarandë ka gjithashtu probleme sidomos me fëmijët e lindur në Greqi. Në jo pak raste ata nuk janë regjistruar në zyrat civile në Shqipëri dhe gjatë proceseve gjyqësore për zgjidhjet e martesave çështja e kujdesit prindëror ndaj tyre ndërlikohet si nga ana ligjore edhe ajo praktike.

Rrethet jugore të Shqipërisë janë të prekur ndjeshëm nga emigracioni dhe kriza e fundit në ekonominë greke po detyron dhjetëra familje të kthehen. Por familje të tjera emigrantësh ballafaqohen në Greqi krahas problemeve ekonomike edhe me problem sociale. Kjo ndikon sidomos në qëndrueshmërinë e familjeve të emigrantëve shqiptar në Greqi.

XS
SM
MD
LG