Lidhje

Rritet numri i të vdekurve nga mbytja e tragetit


Numri i të vdekurve pas aksidentit të anijes jugkoreane javën e kaluar ka arritur sot në mbi 100 vetë, ndërsa zhytësit vazhdojnë të nxjerrin trupa nga anija e fundosur.

Mbi 200 persona figurojnë të zhdukur dhe mendohet të kenë vdekur, pasi janë bllokuar në anijen me 5 kate, e cila u përmbys të mërkurën e kaluar.

Zhytësit sot mundën të nxirrnin 17 trupa të tjerë nga anija Sewol 6 mijë e 800 tonëshe. Me përmirësimin e motit përpjekjet e zbulimit pritet të përshpejtohen.

Zyrtari i Rojes Bregdetare tha se rryma e fuqishme e oqeanit, që ka penguar përpjekjet e deritanishme po qetësohet.

Pritet që numri përfundimtar i të vdekurve të jetë 300 vetë, duke u bërë aksidenti më i rëndë me anije në më tepër se dy dekada për Korenë e Jugut.
XS
SM
MD
LG