Lidhje

Gjenden 24 trupa të djegur në Kaliforni


Ekipet e shpëtimit njoftuan se kanë gjetur deri më tani 24 trupa të djegur njerëzish në rrënojat e një ndërtese në Oakland të Kalifornisë, e cila u shkrumbua pas zjarrit që ra gjatë një feste të fundjavës. Autoritetet mendojnë se do të rritet numri i viktimave që do të gjenden në vazhdim.

Zëdhënësi i zyrës së sherifit të bashkisë Alameda tha se autoritetet vazhdojnë të kërkojnë ndër rrënojat e godinës dykatëshe që përdorej për aktivitete artistike. Sipas zjarrfikësve, vetëm 20% e ndërtesës u arrit të kontrollohej gjatë 12 orëve të fundit. Ende nuk është përcaktuar origjina e zjarrit dhe shkaku. Çatia e ndërtesës ishte rrëzuar brenda katit të dytë të godinës që ishte shembur gjithashtu përmbi katin e parë.

Megjithëse nuk janë publikuar ende emrat, shumica e viktimave mendohet të jenë të moshës 20 dhe 30 vjeçare.

XS
SM
MD
LG