Lidhje

Rritet tregu i botimeve të reja në jug të Shqipërisë


Rritet tregu i botimeve të reja në jug të Shqipërisë

Rritet tregu i botimeve të reja në jug të Shqipërisë

Tregu i botimeve të reja në jug të Shqipërisë ka ardhur duke u rritur megjithë vështirësitë ekonomike me të cilat përballen krijuesit dhe studiuesit. Ky treg ka nxitur edhe biznesin e shtypshkronjave të cilat përdorin teknologji të kohës.

Tregu i botimeve në Jug të Shqipërisë është i pasur megjithëse vendi kalon vështirësi ekonomike të cilat më së shumti refektohen tek krijuesit apo studiuesit. Ilir Miho disa vite më parë shiti shtëpinë e tij dhe me të ardhurat hapi një shtypshkronjë të vogël e cila tani është kthyer në një investim që i shton çdo ditë shërbimet dhe produktet. Iliri thotë se është i kënaqur nga progresi falë edhe këtij qyteti që gjithmonë ka prodhuar krijues dhe qe e ka parë diturinë dhe përcjelljen e saj me përparësi.

Zoti Miho thotë se teknologjitë që përdoren sot në shtypjen e librave në Shqipëri janë të viteve të fundit dhe shtypshkronja qi ai drejton karahasohet me ato në Greqinë fqinje. Dikur emigrant në Greqi dhe punetor ne një shtypshkronjë te vogel Iliri thotë se tani ndihet vërtet mirë kur sheh se në Shqipëri ka arritur të ndërtojë me sukses aktivitetin e tij pavarësisht sfidave.

Stefo Arseni që drejton një shoqatë të krijuesve thotë se Gjirokastra dallon për një ritëm botimesh. Falë edhe qarqeve universitare klima e studiuesve dhe krjuesve eshte mjaft e mirë , vëren ai.

Iliri, thotë se biznesi ndërkaq vijon të përballet me vështirësi. Njëra prej tyre është ajo e mungesës apo cilësisë së dobët të energjisë elektrike që bëhet shkak shpesh për probleme me pajisjet e shtypshkronjës.

Por sfidat e këtij biznesi kanë në Gjirokastër një vizion optimist : ky qytet e ka dashur gjithmonë dijen dhe krijimin dhe ka luftuar me të gjitha mënyrat për ta transmetuar atë.

XS
SM
MD
LG