Lidhje

Çmimet e larta të karburantit krijojnë probleme për konsumatorët

  • Jerome Sokolovsky

Çmimet e larta të karburantit krijojnë probleme për konsumatorët

Çmimet e larta të karburantit krijojnë probleme për konsumatorët

Në muajt e fundit, çmimet e naftës së papërpunuar kanë pësuar rënie më të madhe që nga kriza financiare e vitit 2008, dhe tani çmimi i naftës është 80 dollarë për fuçi. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Xherome Sokolovski i hedh një vështrim ndikimit që rritja e çmimit të naftës mund të ketë për konsumatorët dhe ekonominë amerikane.

Pranë njërës nga autostradat kryesore që çon në kryeqytetin amerikan, një turist evropian është duke e furnizuar me karburant makinën e tij me qira në një pikë karburanti.

Feliks Braz beson se çmimet e ulëta të benzinës nuk do të zgjasin për shumë kohë.

“Natyrisht, çmimet do të rriten përsëri sepse kërkesat për karburant në mbarë botën janë në rritje, dhe rezervat e naftës nuk janë duke u shtuar. Dhe nuk është shumë e vështirë të mendohet se një ditë do të përballemi me mungesa të furnizimit me karburant”.

Braz është nga Luksemburgu, ku çmimi është pothuajse dyfish më i lartë se në Shtetet e Bashkuara për shkak të taksave të karburantit.

Një tjetër konsumator në pikën e furnizimit me karburant është jordanezi Ahmed Al Hellu. Ai mendon se çmimet e karburantit në Amerikë tashmë janë shumë të larta.

“Një ditë më parë po bisedoja me një mik në Katar dhe ai më tha se tre litra benzinë kushtojnë 75 cent, kurse këtu 3 litra benzinë kushtojnë 4 dollarë. Ky dallim i madh i çmimit të benzinës ka ndikim negativ në ekonomi”.

Al Hellu drejton një biznes të importit dhe thotë se çmimet e ulëta të karburantit do të kishin ndikim pozitiv për të.

“Zbritja e çmimeve nuk do të kishte ndikim pozitiv vetëm për mua. Zbritja e çmimeve do të kishte një ndikim të madh në të gjithë vendin, sepse me zbritjen e çmimeve zbritet kostoja e transportit të mallrave, shitjet me shumicë, kostoja e fjetjes në hotele, pothuaj të gjitha çmimet ulen, sepse çdo gjë është e ndërlidhur”.

Që nga muaji prill, çmimi i një fuçie të naftës së papërpunuar ka rënë rreth 30 dollarë. Ekonomistët thonë se rënia e çmimeve është e lidhur me frikën se një ekonomi e ngadaltë mund të uli kërkesat për karburant.

Paul Isbell është ekspert i energjisë dhe klimës në organizatën Dialogu Inter-Amerikan në Uashington. Ai fajëson pasigurinë në Uashington dhe uljen e fundit të klasifikimit të kredive amerikane.

“Shkaku kryesor i kësaj është ndjenja e papritur e mosbesimti mbi atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara”.

Por ky është vetëm një nga faktorët e fundit që ka shkaktuar paqëndrueshmërinë ekstreme të çmimeve, thotë zoti Isbell. Në vitin 2008, ka patur rënie të çmimeve gjatë krizës globale financiare, pasi çmimi i naftës arriti në 150 dollarë për fuçi. Cunami në Japoni dhe kryengritjet në Lindjen e Mesme gjithashtu kanë ndikuar në rritjen e çmimit e naftës.

Zoti Isbell thotë se rritja e çmimit të naftës i dëmton më shumë të varfërit dhe argumenton se e stili europian i taksave ndaj benzinës mund të funksionojë si një mjet që mund të zbusë goditjet nga rritja e çmimeve ndërkohë që vazhdon të ngadalsojë ndryshimet klimatike. Ai thotë se qeveritë mund t’i rrisin ose t’i ulin taksat për të kompensuar luhatjet e mëdha të çmimeve.

Paul Isbell thotë se çmimet e ulëta të naftës mund të ndihmojnë shumë konsumatorët, por i lë ata të pambrojtur nga luhatjet e mëdha të çmimeve në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG