Lidhje

Rritja e çmimit të karburantit mund të kërcënojë stabilitetin social në Kinë


Kina po parlajmëron se rritja e çmimit të brendshëm të karburantit mund të kërcënojë stabilitetin social. Pekini e rriti çmimin e karburantit për shitje me pakicë për herë të dytë në dy muaj.

Qeveria tha në fillim të javës se do ta rriste me 6.5 % çmimin e benzinës dhe me 7% atë të naftës - çmimet më të larta të karburanteve në Kinë në thuajse 3 vjet.

Çmimet e karburanteve vendosen në Kinë nga autoritetet qendrore, për të mbajtur nën kontroll qëndrueshmërinë sociale. Gazeta e partisë komuniste “Global Times”, bën të ditur sot se kjo lëvizje është “ jo popullore në publik” duke paralajmëruar se rritja e çmimit të karburanteve ka shkaktuar protesta anembanë botës.

Sipas Shoqatës Amerikane të Makinave, shoferët kinezë paguajnë rreth 1.20 dollarë për një litër karburant. Kjo paraqet një rritje të çmimit prej thuajse 50% që nga viti 2009.

XS
SM
MD
LG