Lidhje

Rritja e çmimit të naftës, pengesë për mëkëmbjen ekonomike botërore

  • Zëri Amerikës

Rritja e çmimit të naftës, pengesë për mëkëmbjen ekonomike botërore

Rritja e çmimit të naftës, pengesë për mëkëmbjen ekonomike botërore

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë thotë se rritja e shfrenuar e çmimit të naftës - deri thuajse 20 për qind këtë vit - po fillon të cënojë rimëkëmbjen ekonomike të botës.

Burimet e kësaj agjencie thonë se ekziston rreziku i vërtetë se çmimet e tanishme të naftës së papërpunuar prej më shumë se $100 për fuçi do të pengojnë zgjerimin e ekonomisë globale që është e varur nga nafta. Sipas Agjencisë, ka shenja se çmimi i lartë i naftës po ul kërkesat për këtë karburant. Kërkesat për naftë, në muajt e parë të vitit, 2011 ishin ende në rritje, por jo aq shpejt sa në fund të vitit 2010.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, këshilltarja kryesore e energjisë për vendet perëndimore, thotë se problemi i çmimeve të larta mund të zgjidhet nga vetë çmimet e larta. Ndërsa kërkesa për naftë ulet, kjo mund të sjellë edhe rënien e çmimit.

Çmimi për naftë është më i larti në 2 vjet e gjysmë; më shumë se 124 dollarë për fuçi në tregun e Londrës dhe më shumë se 109 dollarë për fuçi në bursën e Nju Jork. Protestat kundër qeverive në vendet që prodhojnë naftë në Lindjen e Mesme dhe lufta për të përmbysur regjimin libian të Gadafit, kanë nxitur frikën për furnizime me naftë në botë si dhe rritjen e çmimeve. Si pasojë e trazirave në Libi, tregu botëror furnizohet me 1,6 milionë fuçi më pak në ditë.

XS
SM
MD
LG