Lidhje

Rritja ekonomike e BE-së, më e lartë nga ç'pritej

  • Zëri Amerikës

Colorful euro banknotes

Colorful euro banknotes

Ekonomia e Bashkimit Evropian do të rritet më shumë seç pritej për vitin 2010.
Ekspertët e Komisionit Evropian thanë sot se ata presin një rritje prej 1,8 për qind në 27 vendet e BE-së.

Kjo shifër është rreth 0.75 për qind më shpejt seç pritej nga vlerësimet e bëra në muajin maj.
Shifra e re bazohet tek zhvillimi më i shpejtë i Gjermanisë, Francës, Italisë, Hollandësa, Spanjës dhe Britanisë. Së bashku, këto vende përbëjnë shumicën e ekonomisë së bllokut.

Gjermania ka vazhduar një rritje relativisht të shpejtë me një mesatare vjetore prej 3,4 për qind.


Megjithëse zyrtarët e BE-së ndjehen të inkurajuar nga shifrat e reja, ata paralajmërojnë se rimëkëmbja ekonomike evropiane është ende e dobët dhe jo e barabartë kudo.

XS
SM
MD
LG