Lidhje

Rritja ekonomike e Eurozonës ngeci në muajt e parë të këtij viti


Zyrtarët evropianë thanë se rritja ekonomike e 17 vendeve që përdorin euron ka ngecur muajt e parë të këtij viti.

Parashikimet e javëve të fundit jepnin sinjale se eurozona kishte rënë në recesion në periudhën janar-mars të këtij viti, pas tkurrjes së ekonomisë në masën 0,1 për qind në tre muajt e fundit të vitit 2011. Por ekonomia më e fuqishme rajonale, Gjermania, shënoi një rritje të papritur në masën 0,5 përqind në tre mujorin e parë të 2012, e mjaftueshme kjo për të ngritur ekonominë e eurozonës në nivel stanjacioni.

Por ekonomia në vendet e tjera të eurozonës nuk shënoi rritje. Ekonomia e dytë e rajonit, Franca, nuk ka shënuar përmirësime. Kurse ekonomia e tretë evropiane, Italia, shënoi tkurrje në masën 0,8 përqind. Ekonomia e Spanjës, e katërta në Evropë për nga madhësia, pësoi rënie në masën 0,3 për qind.

XS
SM
MD
LG