Lidhje

Rritje të aksioneve në tregjet e Shteteve të Bashkuara dhe të Evropës

  • Zamira Edwards

Wall Street and the New York Stock Exchange are shown, Tuesday, Aug. 9, 2011 in New York. Stocks tanked again Tuesday as many global markets entered official bear market territory after one of the worst days on Wall Street since the collapse of Lehman Bro

Wall Street and the New York Stock Exchange are shown, Tuesday, Aug. 9, 2011 in New York. Stocks tanked again Tuesday as many global markets entered official bear market territory after one of the worst days on Wall Street since the collapse of Lehman Bro

Sot ka patur rritje në tregun aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe atë evropian, ndërkohë që tregjet aziatike përfunduan në territor pozitiv dhe negativ.

Tregjet amerikane janë inkurajuar sot edhe nga një raport i publikuar nga Departamenti i Tregtisë, që thotë se në muajin korrik në Shtetet e Bashkuara janë shtuar shitjet me pakicë, të cilat një janë një barometër i rëndësishëm në përcaktimin e gjendjes së ekonomisë amerikane.

Sipas raportit, konsumatorët amerikanë kanë shpenzuar gjatë korrikut më tepër se në 4 mujat e mëparshëm për blerjen e makinave, pajisjeve shtëpiake dhe benzinën, duke i dhënë kështu një shtytje pozitive shitjeve me pakicë. Ato shënuan një rritje prej 0,5 për qind nga muaji qershor.

Shpenzimet e konsumatorëve përbëjnë 70 për qind të ekonomisë amerikane, dhe kjo është arsyeja përse ato ndiqen me shumë kujdes për të përcaktuar gjendjen e ekonomisë. Papunësia e lartë dhe çmimet e rritura të benzinës e ngadalësuan rritjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit.

Kohët e fundit çmimi i bezinës ka rënë paksa, duke ndikuar pozitivisht tek kursimet e konsumatorëve. Megjithatë, shumë investitorë janë të shqetësuar nga luhatjet në tregjet e aksioneve, si dhe nga ulja e nivelit të kreditimit për ekonominë amerikane nga kompania S&P javën e kaluar.

Në një tjetër njoftim sot, besimi i konsumatorëve ka shënuar rënien më të madhe në 31 vjet. Konsumatorët amerikanë janë të shqetësuar për papunësinë e lartë, humbjet në tregjet e aksioneve dhe porbleme të tjera ekonomike që po kalon vendi.

XS
SM
MD
LG