Lidhje

Rrjetet sociale në Internet në ndihmë të shkencëtarëve

  • Kurt Nikish

Rrjetet sociale në Internet në ndihmë të shkencëtarëve

Rrjetet sociale në Internet në ndihmë të shkencëtarëve

Rrjetet sociale si Facebook-u u japin mundësinë përdoruesve që të kenë kontakte me miqtë e tyre, të lidhen me shokët e vjetër të shkollës, dhe t’i bëjnë të ditur të gjithëve se çfarë janë duke bërë. Tani, një rrjet social për shkencëtarët shpreson që të përdorë teknologjinë për të përshpejtuar ecurinë e punës shkencore.

Ndërsa punonte për një eksperiment mjekësor pak vite më parë, shkencëtari i Harvardit Iljad Mahdish hasi në probleme. Mund të ishte algoritmi që ai po përdorte, ose mënyra se si ai po zhvillonte eksperimentin.... diçka nuk shkonte...!

“Këto janë gjëra të vogla të cilat në shkencë kushtojnë shumë”.

As drejtuesi i tij shkencore i tij nuk e kuptonte përse eksperimenti nuk ecte. Askush në laboratorin e tij nuk punonte në të njëjtin eksperiment, ndaj askush nuk mund t’a ndihmonte.

“Isha shumë i nervozuar. Dhe mendova se duhet të ketë diçka në internet ku dikush, nga komuniteti shkencor mund të ketë publikuar informacione rreth kërkmeve të tij dhe ku ato mund të shihen”.

Kështu i lindi Madishus ideja për një rrjet social për shkencëtarët. I ngjashëm me Facebook-un por me një mision më serioz: një platformë në internet ku shkencëtarët mund të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe të ndajnë praktikat më të mira dhe informacionet rreth punës së tyre të papublikuar. Madish e ka parë idenë e tij – të cilën e pagëzoi me emrin Porta Kërkimore - si një mjet për të bërë më të frytshme punën e shkencëtarëve.

“Qëllimi im është të fitoj çmimin Nobel. Besoj në këtë gjë. Nëse ne mendojmë që Porta Kërkimore do të përshpejtojë kërkimet në fusha të ndryshme, kjo gjë do të sjellë ndryshime të konsiderueshme në punën e shkencëtarëve në të ardhmen. Përfundimisht mendoj se Porta Kërkimore mund të fitojë një çmim Nobel për këtë qëllim në të ardhmen”.

Kjo ide ka kënaqur investitorët. Porta Kërkimore apo Researcher Gate, u themelua nga një ish drejtues i Facebookut dhe nga e njëjta firmë sipërmarrëse që ka mbështetur Twitter-in. Deri tani 900 mijë njerëz janë regjistruar si anëtar të rrjetit Researcher Gate.

Një prej tyre është Caroline Moore Kochlacs, e cila u anëtarësua në faqen e internetit në zyrën e saj në universitetin e Bostonit. Në faqen e saj janë fotografia, fusha e studimit- shkenca neurologjike, doktoratura dhe publikime të tjera. Ajo mund të ndjekë shkencëtarët e tjerë , ose mund të bisedojë në grup për çështje të veçanta.

Ajo përdor dhe Facebookun gjithashtu, por thotë se njerëzit në këtë faqe mendojnë se janë më të mençur dhe mund të flasin për tema nga më të rëndomtat.

“Çfarë aparati fotografik të blejë? Po iki për pushime..., pra këto janë temat e zakonshme, nuk ka asnjë që ka të bëjë me shkencën”.

Moore Kochlacs e pëlqen Research Gate sepse ajo mund të bëjë pyetje specifike rreth algoritmeve ose se çfarë agjentësh të përdorësh në reaksione të caktuara kimike. Ajo mund të gjejë se si është punuar në laboratore përpara publikimit të të dhënave, si dhe të jetë në korrent me ecurinë më të fundit.

“Literatura shkencore është shumë e gjerë dhe është e pamundur që të marrësh përgjigje për çdo temë që has gjatë punës. Njerëzit besojnë tek ajo që dëgjojnë nga të tjerët”.

Por jo çdo përdorues i faqes Portat Kërkimore, është i kënaqur me këtë rrjet.

“Nuk po shoh ndonjë gjë të vlefshme nga kjo faqe”.

Kim Bertrand është epidemiologjiste në Fakultetin e Shëndetit publik në Harvard.

“Ndonjëherë unë marrë e-maile të natyrës: “Po shkruaj një dizertacion për shëndetin publik. Ke ndonjë sugjerim? “ Faktikisht nuk kam nevojë për gjëra të tilla”.

Bertand u regjistrua në Portën Kërkimore kur një koleg ia këshilloi këtë rrjet. Por Bertrand thotë se ajo është e kënaqur deri më tani me rrjetin e saj jashtë internetit dhe me punën e bashkëpunëtorëve të saj.

Shkencëtari i rrjetit Gate Founder, Iljad Madisch thotë se faqja e tij në internet do të jetë e vlefshme nëse shkencëtarët e përdorin atë për të ndihmuar njëri- tjetrin. Por nëse kjo faqe kthehet në një rrjet social të domosdoshëm për shkencëtarët , atëherë ai shpreson se ka dhënë një ndihmesë për shkencën shumë më të vlefshme se sa ai mund t’i kishte dhënë asaj si një shkencëtar i vetëm në laboratorin e tij.

XS
SM
MD
LG