Lidhje

Shqipëri: Qeveria vendos rritje rrogash e pensionesh 5 %

  • Armand Mero

Kryeministri Berisha tha se kjo rritje është e rëndësishme sepse realizohet në moment krize dhe se për ta përballuar atë qeveria nuk do të marrë borxhe

Në Shqipëri, qeveria vendosi sot rritjen e pagave dhe pensioneve, e cila do të jetë mesatarisht rreth 5 për qind.
Kryeministri Sali Berisha tha se kjo rritje është dyfish e rëndësishme pasi realizohet në një moment krize dhe se për ta përballuar atë qeveria nuk do të marrë borxhe. Sipas kryeministrit rritja është tre deri pesë herë më e madhe se indeksi i inflacionit, i cili këtë vit ka qenë në kufijtë me të ulët, duke qëndruar poshtë objektivit prej 2 deri 4 përqind të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë.

Zoti Berisha theksoi se vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve është bërë i mundur falë ecurisë së ekonomisë e cila sic tha ai i rezistoi krizës më mirë se ekonomitë e tjera. Megjithatë për të disatin vit radhazi, qeveria shqiptare edhe këtë herë do të jetë e detyruar të rishikojë buxhetin, në dy tre javët e ardhshme.

Për shkak të të ardhurave më të ulta se plani fillestar qeveria pritet të miratojë një plan shkurtimesh të shpenzimeve, ndërkohë që edhe rritja ekonomike e parashikuar prej 4.3 përqind, pritet të ndryshojë drejt uljes.
XS
SM
MD
LG