Lidhje

Shkëlqesia e tij Rrok Mirdita, kreu i kishës katolike shqiptare, ndahet nga jeta


Arkipeshkvi i Dioqezës së Durrësit dhe Tiranës, Imzot Rrok Mirdita, u nda nga jeta më 7 dhjetor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pas një hemoragjie cerebrale.

Shëndeti i arkipeshkvit 76 vjeçar u përkeqësua papritur të premten e kaluar. Disa vite më parë ai u kurua nga zemra, por vazhdoi me përkushtim detyrat e tij fetare.

Ai u vendos në krye të kishës katolike shqiptare në fillim të viteve 1990 pas shumë vite shërbimi në SHBA pranë bashkësive shqiptare.

Papa Gjon Pali i Dytë, gjatë vizitës në Shqipëri në vitin 1993 e shuguroi Imzot Rrokun ipeshkëv së bashku me ipeshkëv të tjerë.

Për shumë vite Imzot Rroku kryesoi konferencën ipeshkvnore të Shqipërisë dhe drejtoi rimëkëmbjen e besimit fetar kristian pas gjysmë shekulli diktaturë komuniste.

Ai organizoi besimtarët dhe duke ngritur katedralen e Shën Palit në Tiranë, kisha të reja dhe rindërtuar kishat historike të mbyllura dhe të dëmtuar nga regjimi komunist.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG