Lidhje

Britania bllokon llogaritë bankare të medias ruse RT


Britania ka bllokuar llogaritë bankare të rrjetit mediatik shtetëror rus “RT”, sipas një njoftimi të kryeredaktores Margarita Simonyan, sot nëpërmjet Twitter-it. Në mesazhin e saj nuk jepen arsyet, por theksohet se të gjitha llogaritë e rrjetit RT ishin bllokuar pa mundësi apelimi të këtij vendimi.

Agjensia Reuters, duke iu referuar një letre të bankës britanike NatWest, botuar në faqen e internetit të RT-së, citon banën të ketë thënë se e ka marrë këtë vendim pas një “vlerësimi të kujdesshëm” dhe se ai është përfundimtar. Pritet që kjo të vështirësojë aktivitetin e stacionit “RT”, që shpesh fton në emisionet e tij bashkëbisedues që kritikojnë perëndimin duke mbrojtur pikëpamjet e Kremlinit.

Marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe Londrës janë acaruar për shka të Sirisë dhe Ukrainës. Agjencia britanike që mbykqyr transmetimet televizive “Ofcom” në të kaaluarën e ka kritikuar RT-në, për transmetime të njëanshme dhe dizinformuese rreth zhvillikeve në Siri dhe Ukrainë, dudke u shprehur se ato binin ndesh me kodin e gazetarisë në Britani.

XS
SM
MD
LG