Lidhje

Rumani, Iohannis fiton balotazhin presidencial


Kryebashkiaku i një qyteti në Rumaninë qendrore ka mundur kryeministrin e vendit në balotazhin për zgjedhjet presidenciale.

Klaus Iohannis fitoi rreth 54% të votave dje, në një përmbysje të papritur të rezultatit nga raundi i parë i zgjedhjeve, ku ai doli me afro 10% më pak vota krahasuar me kryeministrin Victor Ponta.

Zoti Ponta pranoi mbrëmë humbjen duke thënë “populli ka gjithmonë të drejtë” dhe duke u zotuar të përmbushë detyrën e tij, për sa kohë që është në post publik.

Fituesi i zgjedhjeve, Iohannis është zotuar të luftojë korrupsionin dhe të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit.

Ai do të zëvendësojë Presidentin Traian Basescu, i cili largoheet pas 10 vjetësh në postin e presidentit.

XS
SM
MD
LG