Lidhje

Kryeministri rumun, akuza për korrupsion


Victor Ponta, Kryeministër i Rumanisë

Victor Ponta, Kryeministër i Rumanisë

Në Rumani autoritetet ngritën sot akuza për korrupsion ndaj kryeministrit Victor Ponta. Ai akuzohet për falsifikim dokumentsh, evazion fiskal dhe pastrim parash.

Të djelën, kryeministri 42 vjeçar njoftoi se do të largohej si kryetar i Partisë Social Demokrate, deri sa të përfundonin hetimet, por do të vazhdojë të qëndrojë në postin e kryeministrit.

Ai ka mohuar vazhdimisht të ketë shkelur ligjin dhe i cilësoi akuzat ndaj tij si politikisht të motivuara. Presidenti rumun Klaus Iohannis i ka bërë thirrje që të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Hetimet ndaj tij kanë filluar më 5 qershor dhe janë përqëndruar tek aktiviteti i tij si jurist në vitet 2007-2009 para se të zgjidhej kryeministër.

Zoti Ponta u kthye në punë javën e kaluar, pas qëndrimit një muaj në Turqi për një operacion në gju.

Victor Ponta erdhi në pushtet në vitin 2012. Prokurorët thonë se kanë bllokuar përkohësisht disa prej pasurive të tij.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG