Lidhje

Rumani: Punonjësit e sektorit publik protestojnë kundër shkurtimit të pagave


Rumani: Punonjësit e sektorit publik protestojnë kundër shkurtimit të pagave
Rumani: Punonjësit e sektorit publik protestojnë kundër shkurtimit të pagave

Punonjësit e sektorit publik në Rumani u mblodhën në rrugët e Bukureshtit për të protestuar kundër shkurtimeve të pagave që po zbaton qeveria për të arritur kriteret e vendosura nga FMN-ja.

Rreth 20 mijë mësues, mjekë, policë dhe minatorë morën pjesë në protestën e sotme. Sindikatat thanë të hënën se kundërshtojnë planet e qeverisë për shkurtimin e pagave me 25 përqind dhe pensionet me 15 përqind.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore i dhanë Rumanisë gati 25 miliardë dollarë hua vitin e kaluar për të ndihmuar ekonominë. Rumania e prekur nga recesioni global, si shumë vende të tjera të Evropës lindore, ka nevojë për fonde që të balancojë buxhetin e vitit 2010.

XS
SM
MD
LG