Lidhje

Rumunët në referendum për të ardhmen e presidentit Basesku


Kundërshtarët e presidentit e kanë akuzuar atë për tejkalimin e autoritetit të tij dhe shkelje të kushtetutës

Në Rumani sot po mbahen refrendumi nëse duhet zhvilluar proces për shkarkimin e presidentit Trajan Bësesku, të partisë së qendrës së djathtë, i cili është përfshirë në një grindje të rëndë me rivalin e tij, kryeministrin Victor Ponta, të partisë së qendrës së majtë. Zoti Bësesku thotë se procesi për shkarkimin e tij është veprim hakmarrës me motive politike.

Kundërshtarët e presidentit e kanë akuzuar atë për tejkalimin e autoritetit të tij dhe shkelje të kushtetutës. Pasi parlamenti rumun e pezulloi nga puna zotin Bësesku në fillim të muajit, koalicioni Bashkimi Social Liberal e zotit Ponta mori pa humbur kohë vendimin për heqjen e presidentit nga posti.

Nëse pjesëmarrja në votimet e sotme e rumunëve është më pak se 50 për qind, referendumi do të deklarohet e pavlefshëm, zoti Bësesku do të kthehet në detyrë dhe do ta vazhdojë mandatin e tij deri në përfundim të tij, në vitin 2014. Shtetet e Bashkuara kanë kryesuar shqetësimin e vendeve perëndimore se qeveria e koalicionit e zotit Ponta është përpjekur të cënojë gradualisht liritë në Rumani.
XS
SM
MD
LG