Lidhje

Zvarrosen 5 ish të burgosur në Rumani


Ekspertët e një instituti rumun të ngarkuar me hetimin e krimeve të periudhës komuniste kanë nxjerrë eshtrat e pesë ish-të burgosurve politikë.

Varret ishin në Periprava, vendi ku ndodhej një kamp famëkeq pune në deltën e Danubit pranë Detit të Zi. Në kamp ishin burgosur rreth 2 mijë vetë.

Instituti i ka kërkuar prokurorëve që të ngrenë akuza për genocid kundër komandantit komunist të Peripravës, duke thënë se ai ishte përgjegjës për 103 vdekje.

Instituti ka akuzuar Ion Ficiorin, 85 vjeç si përgjegjës për vdekjet nga kequshqyerja, rrahjet dhe mungesa e mjekimeve dhe ujit të pijshëm.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG