Lidhje

Rumunët votojnë në zgjedhjet parlamentare


Në Rumani sot po mbahen zgjedhjet parlamentare. Anketat tregojnë se aleanca e majtë në pushtet ka mundësi që t’i fitojë zgjedhjet.

Sipas anketimeve, partia Unioni Social Liberale e kryeministrit Victor Ponta pritet të sigurojë rreth 57 për qind të votave, e pasuar me një diferencë të ndjeshme nga partia e djathë e presidentit Traian Basescu, Aleanca e Rumanisë, e cila pritet të sigurojë rreth 20 për qind të votave. Votimet po monitorohen nga vëzhgues të OSBE-së.

Rezultatet pritet të njoftohen menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, në orën 9 të mbrëmjes.
XS
SM
MD
LG