Lidhje

Rumani: Presidenti cakton rivalin e tij si kryeministër


Presidenti i Rumanisë, Traian Bësesku caktoi rivalin e tij më të ashpër në postin e kryeministrit dhe i kërkoi atij të formojë qeverinë e re. Ky vendim pason fitoren e dy të tretave të vendeve të Paralmentit në zgjedhjet parlamentare nga Koalicioni i Qendrës së Majtë i drejtuar nga kryeministri Victor Ponta.

Ka shqetësime se partneriteti mes dy rivalëve mund të mos zgjasë. Marrëdhëniet e tyre u acaruan, pasi zoti Ponta u përpoq, por nuk arriti, të hapë një proces hetimor ndaj Presidentit Bësesku në korrik. Kryeministrit të ri i janë lënë në dispozicion 10 ditë për formimin e qeverisë së re.

Zyrtarët evropianë e kanë akuzuar zotin Ponta për minimin e sundimit të ligjit dhe kanë ngritur shqetësime se mosmarrëveshja mes dy zyrtarëve të lartë mund të shkaktojë trazira në vendin e dytë më të varfër të Europës, që përpiqet t’u mbijetojnë masave të ashpëra ekonomike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG