Lidhje

Shqipëria nderon me medalje ish-Sekretarin Rumsfeld


Në Tiranë sot presidenti Bujar Nishani nderoi me medaljen më të lartë të shtetit Urdhëri i Flamurit ish sekretarin amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld, i cili ka mbajtuar këtë detyrë nga viti 2001 deri në vitin 2006
Nderimi për ish sekretarin amerikan të Mbrojtjes u bë “Në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi, për kontributin e jashtëzakonshëm, si dhe për mbështetjen e fuqishme që Ai dhe Shtetet e Bashkuara kanë dhënë për reformimin, fuqizimin dhe modernizimin e Ushtrisë Shqiptare dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”, shkruhej në motivacion që shoqëron medaljen. Presidenti Nishani duke vlerësuar rolin e madh që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në përkrahjen e Shqipërisë e cilësoi zotin Rumsfeld si një mik të madh të shqiptarëve.
Sot pasdite në Tiranë zoti Rumsfled mori pjesë edhe në promovimin e botimit në shqip të librit të tij me kujtime.
Vizita e tij në Tiranë koincidon me kulmin e fushatës për zgjedhjet e së dielës së ardhshme. Zoti Rumsfeld nuk i kurseu vlerësimet dhe mbështetjen publike për kryeministrin Sali Berisha ndërsa mori pjesë në një takim kushtuar rolit të Natos.
XS
SM
MD
LG