Lidhje

Rumunët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë


Rumunët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë
Rumunët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Mijëra rumunë protestuan sot në Bukuresht, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë. Protesta e sotme u mbajt në vazhdën e protestave kundër shkurtimit të shpenzimeve dhe masave të tjera të ashpëra.

Në protestën e sotme ishin mbledhur të paktën 2 mijë vetë para ndërtesës së qeverisë, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Emil Boc dhe të presidentit Trajan Basescu. Zoti Bok ka bërë disa lëshime, duke shkarkuar ministrin e jashtëm Teodor Baconschi, pas komenteve fyese që i bëri për protestuesit. Ai gjithashtu emëroi përsëri në post një zyrtar të shëndetësisë që gëzonte popullaritet, dorëheqja e të cilit dy javë më parë u bë nxitje për demonstratat.

Por udhëheqësit e opozitës thonë se këto masa të kryeministrit nuk janë të mjaftueshme dhe po bëjnë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme. Edhe pse demonstratat në Rumani kanë qenë kryesisht paqësore, ka patur disa përleshje të dhunshme mes prostuesve dhe policisë.

XS
SM
MD
LG