Lidhje

Amerikanët në Moskë ndjejnë ngricën e marrëdhënieve SHBA-Rusi


Përballja amerikane me Rusinë lidhur me Ukrainën ka shkaktuar rënien e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit në nivelin më të ulët prej dekadash. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, James Brooke na tregon se ç’do të thotë sot të jesh një amerikan në Moskë.

Tingujt e himnit kombëtar amerikan që fëmijët amerikanë këndojnë në sallën e madhe të rezidencës së ambasadorit amerikan në zemër të Moskës, duket se përçojnë sinjalin se gjithshka është në rregull në marrëdhëniet ruso-amerikane.

Por pas takimit me dyer të mbyllura me 300 amerikanë që banojnë në Moskë, ishte e qartë se shumë prej tyre kanë ndjesinë se marrëdhëniet janë keqësuar.

Në radhë të parë, thotë inxhinieri i ndërtimit Oskare Karash, nuk ka ende një ambassador të ri amerikan, tre muaj pas fillimit të krizës së Krimesë. Nuk është caktuar ende diplomati që do të zëvendësojë Michael McFaul, që u largua nga Moska më 26 shkurt, një ditë para se Rusia të fillonte ankesimin e territorit separatist të Ukrainës.

"Televizioni rus është i mbushur me propagandë dhe njerëzit kanë ndryshuar qëndrim. Ata që më parë kishin ndjenja miqësore për amerikanët, filluan të kishin mendim tjetër, të gabuar. Duhet të kemi dikë, që të flasë në nivelet më të larta dhe ta ndalojë një gjë të tillë”.

Disa amerikanë u kanë kërkuar diplomatëve amerikanë viza për të dashurat e tyre ruse, por Alex Geller shqetësohej për një lloj tjetër vizash.

Si kundërpërgjigje për sanksionet amerikane, parlamenti rus miratoi një ligj që kërcënon që t’u heqë të drejtën për biznes kompanive Visa dhe MasterCard, që kanë rreth 30 milionë klientë rusë.

Geller është një partner menaxhues i një kompanie interneti në Moskë.

"E imagjinon dot? Kur të duhet të shkosh tek mjeku, duhet të shkosh të marrësh para të holla. Do të blesh diçka në dyqan, duhet të marrësh para. Nëse do të blesh një biletë në internet, nuk mundesh”.

Por duket se Rusia do të gjejë një zgjidhje që ta bëjë të mundur qëndrimin e kompanive amerikane të kartave të kreditit.

Phil, një avokat amerikan thotë se ka jetuar Në Moskë prej një dekade. Që nga kriza në Ukrainë, ai thotë se është e vështirë të bisedojë me miqtë e tij rusë.

"Kam vendosur ta mbaj gojën mbyllur. Nuk e kam të lehtë, por kështu nuk humbas miqtë”.

Amerikanët thonë se po hasin një ndryshim të menjëhershëm qëndrimi.

Pujan Kasaju ka punuar këtu prej dy vjetësh në tregun e shitje-blerjeve të shtëpive.

"Gjithmonë më pyesnin: Si është jeta në Amerikë? Pse ke ardhur në Rusi nga Amerika? Si mund të ikësh nga një vend i tillë? Ndërsa tani pyetjet janë të tilla: Çfarë dreqin po bëni. Ka një ndjesi zhgënjimi”.

Asnjë nga amerikanët e intervistuar nuk thotë të ketë provuar ngacmime. Por Kasaju ka parë fotografi në internetin rus që tregonin shenja të bera me dorë në kioska ushqimesh dhe karroca akulloresh.

"Amerikanët nuk lejohet të blejnë këtu, sepse kemi në fuqi sanksionet. Pra, është si një shaka e madhe. Por shakaja është gjysma e së vërtetës”.

Disa amerikanë fajësojnë Uashingtonin që ka keqinterpretuar psikologjinë ruse. 12 vitet e fundit, Marilyn Murray ka jetuar mes Arizonës dhe Moskës. Ajo trajnon profesionistët rusë të mjekësisë.

Rusia është pushtuar shpesh, thotë ajo, dhe si rezultat rusët vetëmbrohen duke përdorur frikën si faktor.

"Atyre u duhet të krijojnë një imazh të frikshëm për veten që t’I mbajnë ata që i konsederojnë armiq larg. Mjafton të shohësh simbolet e tyre: Një ari i madh rus që sikur thotë: ‘Nëse nuk ma ke frikën dhe nuk më respekton, do të të ha’. Dhe u është dashur ta bëjnë këtë prej shekujsh për vetëmbrojtje”.

Zonja Murray thotë Uashingtoni gaboi kur të paktën nuk bëri sikur druhej nga Rusia.

"Kur qeveria amerikane bën komentin se Rusia nuk përbën më rrezik, ajo vepron në mënyrë shpërfillëse, sikur rusët nuk kanë rëndësi. Së pari është e frikshme për rusët që të kuptojnë se nuk ua ka njeri frikën. Por gjeja tjetër e rëndësishme, që shumë njerëz nuk e kuptojnë, është se sa personalisht ata e marrin një gjë të tillë”.

Amerikanëve në Moskë mund t’ju duket tani se rusët janë armiqësorë. Por një visitor amerikan në Muzeun e Ushtrisë Sovjetike, është trajtuar me ngrohtësi.
Christopher Arndt është turist nga Pensilvania:

"Një zotëri sot, më pa me një hartë në dorë dhe të hutuar dhe ofroi të më sillte me makinë në muze sepse nuk ma shpjegonte dot në anglisht. Dhe sigurisht unë nuk e kuptoja në rusisht”.

Gjatë sezonit turistik, përvoja e tij mund të jetë e pazakontë. Profesionistët e turizmit thonë se ngrica në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin do të shkortojë me 30 për qind numrin e vizitorëve amerikanë dhe evropianë në Rusi këtë vit.
XS
SM
MD
LG