Lidhje

Rusët mbajnë të ndezur flakën e protestës në të ftohtin arktik

  • Jim Brooke

Rusët mbajnë të ndezur flakën e protestës në të ftohtin arktik

Rusët mbajnë të ndezur flakën e protestës në të ftohtin arktik

Megjithëse i ftohti arktik e kishte mbërthyer Moskën, dhjetëra mijëra njerëz braktisën apartamentet e tyre të ngrohta për të protestuar kundër kryeministrit rus Vladimir Putin.

Duke mos u përkulur para temperaturave të ulta që lanë qindra të vdekur në Evropën Lindore, protestuesit si avokati Georgi, pushtuan rrugët e Moskës.

“E kuptova që nuk mund të rrija në kuzhinë dhe të bisedoja për këtë me miqtë. Mu desh të dilja dhe t’i ndryshoja gjërat vet, të tregoj se nuk jam dakord me çfarë po ndodh në vendin tonë.”

Mes të ftohtit brutal lulëzoi edhe humori. Anton Glotov ishte i veshur si një tank, për të treguar se edhe opozita ka tanke.

“Nuk mendoj se qeveria do të ndryshojë si rezultat i këtyre zhvillimeve por ndoshta njerëzit do të tubohen më lirshëm dhe të fillojnë të qeshin si në Amerikë. Dhe të mos kenë më frikë për shprehjen e mendimeve të tyre. Kjo është një arritje shumë e madhe.”

Danila Terentevich, një vizitor rus nga Amerika e Jugut, tha se nuk është i shkokuar nga i ftohti rus por nga korrupsioni atje.

“Në Argjentinë u them njerëzve se ju keni pampersa, po të doni të shikoni korrupsion të vërtetë shkoni në Rusi.”

Por përveç gjendjes së karnavalit akullnajor, protestuesit si Taras Mazhar sëbashku me babanë, mortën dhe të dashurën, paralajmëruan zotin Putin që të dëgjojë protestuesit ose të përballet me radikalizim.

“Kemi ardhur këtu ti japim një shans qeverisë që të mos na çojë drejt revolucionit.”

Zoti Mazhar dhe të tjerët janë të nxitur nga ajo që votimet presidenciale të 4 marsit mund ta vënë Putinin në rrugën drejt sundimit të Rusisë edhe për një dekadë tjetër.

Evdokiya Labazova po shpërndante fletushka për një faqe interneti për të përgatitur vëzhgues për zgjedhjet presidenciale.

“Jemi të lodhur nga këta hajdutë dhe maskarenjë. Ata vjedhin votat tona dhe i kanë kaluar caqet. Prandaj do të bëhem vëzhgues për të parandaluar sa të mundem që ta përsërisin vjedhjen.”

Analistja politike Natalia Zorkaya me Qendrën e Votimeve Levada, thotë se pjesmarrja e madhe e njerëzve të shkolluar tregon rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën e reformave politike. Ajo thotë se të rinjtë janë në gjendje për të luftuar.

“Fakti i një pjesmarrje kaq të madhe i ka befasuar të gjithë sepse më parë mendohej se moskovitët e rinj të sukseshëm vetëm donin të emigronin.”

Mesazhi për zotin Putin nga marshimi në dimrin e ashpër është liberalizo tani ose përballu me një pranverë të nxehtë.

XS
SM
MD
LG