Lidhje

Rusët protestojnë kundër Putinit dhe pro demokracisë

  • Xhejms Bruks

Rusët protestojnë kundër Putinit dhe pro demokracisë

Rusët protestojnë kundër Putinit dhe pro demokracisë

Protestuesit dolën nëpër rrugët e Rusisë dje për të kërkuar zgjedhje të drejta dhe të ndershme, duke shprehur pikërisht atë që nuk mund të thuhej një javë më parë. “Rusia pa Putinin” ishte thirrja më e preferuar e mijëra demonstruesve që marshonin pranë Kremlinit në demonstratën më të madhe pro demokracisë që kur Vladimir Putini erdhi në pushtet në vitin 2000.

Nga Vladivostoku në brigjet e Oqeanit Paqësor në Kaliningrad në brigjet e Detit Balltik, dhjetra mijëra rusë dolën nëpër rrugë për të protestuar kundër manipulimit të zgjedhjeve parlamentare të së djelës së kaluar.

Në Sheshin e Revolucionit në Moskë, Evgenia Çirikova, udhëheqëse e opozitës, foli me Zërin e Amerikës para se të merrte pjesë në protestën që policia e llogariti të kishte 20 mijë pjesëmarrës, megjithëse organizuesit thanë se pjesëmarrja ishte shumë më e madhe.

Ajo tha se lëvizja për demokraci kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe lirimin e të burgosurve politikë. Javën e kaluar, policia u përgjegj ashpër ndaj protestave nëpër rrugë, duke arrestuar rreth 1600 njerëz.

Të shtunën, më pak se 100 vetë u arrestuan në gjithë vendin. Në fund të protestës në Moskë, demonstruesit u rreshuar përballë policëve, duke thirrur: “Policia është pjesë e popullit”. Televizioni shtetëror rus theu heshtjen një javore dhe i mbuloi protestat, duke treguar mijëra njerëz që kishin mbushur një park të Moskës dhe ishin përhapur në një urë dhe brigjet e lumit.

Aleksei Venediktov, drejtori flokëbardhë i Radios Ekho Moskow, luftoi kundër autoriteteve sovjetike në vitit 80-të. Ai tha se ky është një brez i ri, brezi i Putinit. Ata votuan, votat e tyre u vodhën dhe tani ata duan një sistem të drejtë. Autoritetet ruse u përpoqën ta mbanin larg protestave brezin e ri të Rusisë.

Të premten, zyrtarët e shkollave të Moskës shpallën një provim të detyruar për të gjitha shkollat e mesem , duke e caktuar atë pikërisht në kohën kur do të mbaheshin dje demonstratat. Zyrtarët federalë të shëndetësisë paralajmëruan prindërit të mos i lejonin fëmijët të bashkoheshin me grupe të mëdha njerëzish për shkak të sëmundjeve ngjitëse të frymëmarrjes. Ushtria paralajmëroi se do të bënte kontrolle për ata që i janë shmangur shërbimit ushtarak, ndërkohë që protestuesit kalonin pikat e dedektorëve të metalit.

Një gjykatës mbajti në burg udhëheqësin më karizmatik të protestave, Aleksei Navalni. Udhëhqësit e burgosur u përgjegjën duke u rënë me grushta dyerve të qelive dhe hidhin parrulla në kohën e protestët masive. Kur arriti ora e protestët, mijëra moskovitë dolën nëpër rrugë nga stacionet e metrosë në afërsi, megjithë borën e parë të lehtë të dimrit.

XS
SM
MD
LG