Lidhje

Rusi: Arrestohen tre të dyshuar për sulmin në Domodedovo


Rusi: Arrestohen tre të dyshuar për sulmin në Domodedovo
Rusi: Arrestohen tre të dyshuar për sulmin në Domodedovo

Zyrtarët rusë thonë se kanë arretsuar 3 persona lidhur me sulmin me bombë që vrau 36 vetë në aeroportin Domodedovo të Moskës muajin e kaluar.

Policia ka identifikuar si personin e dyshuar 20-vjeçarin Magomed Jevlojev. Zyrtarët thanë se kanë arrestuar në Ingusheti motrën e tij, 16-vjeçaren Fatima, vëllain 15-vjeçar Ahmed dhe një të njohur 23-vjeçare të Magomedit.

Agjencia Interfax njoftoi se të tre të arrestuarit do të çohen në Moskë, për t’u marrë në pyetje lidhur me sulmin me bombë të 24 janarit.

Të hënën, udhëheqësi i rebelëve islamikë Doku Umarov, tha përmes një videoje në internet, se ai kishte dhënë urdhër për sulmin, ku u plagosën edhe 150 persona.

XS
SM
MD
LG