Lidhje

Rusi: Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja


Rusi: Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja
Rusi: Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja

Rusia arrestoi të dyshuarin kryesor për vrasjen në vitin 2006 të gazetares së njohur dhe kritikes së qeverisë Ana Politkovskaja.

Zyrtarët rusë e njoftuan arrestimin e Rrustem Mahmudov sot. Një zëdhënës is Komisionit Hetimor Rus tha se zoti Mahmudov u arrestua në Republikën e Çeçenisë dhe do të transferohet në Moskë për t’u marrë në pyetje.

Zonja Politkovskaja njihej ndërkombëtarisht për shkrimet e saj në Novaja Gazeta mbi abuzimet e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin në Çeçeni dhe pjesë të tjera të Kaukazit rus të prekura nga kryengritjet islamike.

Ajo ishte kritike e ashpër edhe e Kremlinit dhe politikave të tij në Çeçeni, si dhe udhëheqësit të kësaj republike Ramzan Kadirov. Një person i armatosur e qëlloi për vdekje zonjë Politkovskaja në apartamentin e saj në vitin 2006.

Redaktorët e Novaja Gazeta e mirëpritën arrestimin duke thënë se ky hap do të ndihmonte në gjetjen e të vërtetës.

XS
SM
MD
LG