Lidhje

Rusi, fillojnë hetimet rreth akuzave për mashtrimin e zgjedhjeve

  • Zëri Amerikës

Rusi, fillojnë hetimet rreth akuzave për mashtrimin e zgjedhjeve

Rusi, fillojnë hetimet rreth akuzave për mashtrimin e zgjedhjeve

Presidenti rus Dimitri Medvedev, përballë protestave masive të pashembullta lidhur me zgjedhjet, deklaroi se ka urdhëruar qeverinë të fillojë hetojë rreth akuzave për mashtrime elektorale, në zgjedhjet parlamentare të javës së shkuar.

Presidenti Medvedev theu kështu heshtjen dy ditore të zyrtarëve rusë, duke njoftuar mbështetësit mbi hetimin në Facebook.

Ai tha se nuk pajtohej me dhjetëra mijëra votuesit që vërshuan dje në rrugët e Moskës dhe të qyteteve të tjera ruse për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve të 4 dhjetorit të fituara nga partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, por ai tha se demonstruesit kanë të drejtë të shprehin pikpamjet e tyre.

As Presidenti Medvedev dhe as Kryeministri Putin nuk janë shfaqur në publik gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që organizatorët e protestave kërkuan të mobilizonin njerëzit për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve. Kritikët e akuzojnë partinë në pushtet të zotit Putin për manipulim të votave dhe parregullsi të tjera.

XS
SM
MD
LG