Lidhje

Rusi: Hapet zyrtarisht gara për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012


Rusi: Hapet zyrtarisht gara për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012
Rusi: Hapet zyrtarisht gara për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012

Gara për presidencën e Rusisë u hap zyrtarisht këtë muaj, kur kryetari i Partisë Rusia e Bashkuara, Juri Shuvalov propozoi Vladimir Putinin si kandidati i kësaj partie për zgjedhjet presidenciale të marsit të vitit të ardhshëm.

Pas 3 vjet harmonie, ambicjet politike tani kanë acaruar marredhëniet mes dy udhëheqësve të Rusisë, kryeministrit Vladimir Putin dhe Presidentit Dimitri Medvedev.

Ditët e fundit, Presidenti Medvedev u duk se ngriti krye kundër përkrahësit të tij, zotit Putin, gjatë një interviste për televizionin shtetëror kinez.

Presidenti rus tha “Na nevojiten ndryshime. Duhet të modernizojmë ekonominë, jetën sociale dhe sistemin politik. Duhet të sjellim figura të reja. Duhet të tërheqim politikanë të rinj”.

Ai e përfundoi intervistën duke thenë se duhet marrë së shpejti një vendim mbi një kandidat zyrtar për president. Një ditë më pas, kryeministri Putin u përgjigj duke u bërë thirrje të gjithëve të zbusin retorikën:

Kryeministri paralajmëroi se “ka mbetur thuajse një vit deri në zgjedhje dhe këto grindje nuk i shërbejnë një strukture normale pune”.


Gjatë dekadës së fundit, zoti Putin ka mbajtur postIn e presidetit apo të kryeministrit të Rusisë. Duke u bazuar në përvojën e tij politike, ai paralajmëroi që të shmaget me çdo mundësi fenomeni i një administrate fiktive:

Zoti Putin tha se nëse dërgohen sinjale tepër herët për kandidatët “gjysma e administratës dhe një pjesë e madhe e sektorit publik do të ndalin punën në pritje të ndryshimeve”.

Gjatë 3 javëve të fundit, presidenti Medvedev e ka veçuar veten duke marrë tiparin e një kandidati të pavarur. Ai haptazi e cilësoi si “të papranueshme” politikën e kryeministrit Putin ndaj Libisë.

Më pas ai deklaroi se zyrtarë të lartë qeveritarë nuk do të jenë më anëtarë të bordeve të kompanive shtetërore. Si rezultat, Igor Seçin, krahu i djathtë i Putinit dha ditët e fundit dorëheqjen si shefi drejtues i Rosneftit, kompania më e madhe e naftës në Rusi.

Zgjedhjet e ardhshme do të jenë një garë e fortë. Kushdo që fiton, do të drejtojë Rusinë deri në vitin 2018, por ndoshta deri në 2024 nëse siguron një mandate të dytë. Duke pasur parasysh kontrollin e fortë mbi median dhe aktivitetin politik, nuk ka gjasa të ketë një kandidat të tretë me shanse reale.

Alexei Mukhin, drejtor i Qendrës kërkimore për Informacion Politik, beson se do të ishte shumë e rrezikshme për Vladimir Putinin të lejonte Dimitri Medvedevin për një mandate të dytë si president.

Gjashtë vjet të tjera me Dimitri Medvedevin si president, do ta forconin më tej pushtetin e tij politik, thotë ai.

Të dy udhëheqësit kanë përqindje të larta mbështetjeje nga publiku – 69 për qind për Vladimir Putin dhe 66 për qind për Medvedevin. Këto shifra kanë rënë paksa gjatë vitit të fundit, por ende mbeten më të larta se mbështetja për partinë Rusia e Bashkuar.

Gleb Pavlovsky, analist politik, thotë se të dy ata e shohin veten si kandidatë të fortë në këtë garë. Analisti beson se zoti Medvedev gëzon avantazhin si presidenti aktual:

Nëse Putin ka në plan të futet në këtë betejë për postin e presidentit, thotë analisti, ai duhet të ofrojë diçka të jashtëzakonshme.

Me ndezjen e garës pritet të shohim një betejë të fortë dhe një kthim të një arti të vjetër të politikës sovjetike, të njohur me termin: Kremlinologji.

XS
SM
MD
LG