Lidhje

Rusi: Shefi i stafit të Vladimir Putin, zgjidhet kryebashkiak i Moskës


Rusi: Shefi i stafit të Vladimir Putin, zgjidhet kryebashkiak i Moskës
Rusi: Shefi i stafit të Vladimir Putin, zgjidhet kryebashkiak i Moskës

Sergei Sobianin, i lindur në Siberi, është pak i njohur për moskovitët. Ai ka vetëm 5 vjet që jeton në qytetin e tyre. Por gjatë këtyre 5 viteve ai ka punuar si shefi i stafit të Vladimir Putinit, dhe kaq ka mjaftuar që ai të emërohej si Kryebashkiak i Moskës.

Kjo ishte një ngritje graduale e koreografuar me kujdes. Këshilli i qytetit të Moskës e aprovoi plotësisht Sobianin, zgjedhjen e Kremlinit. Më pas ceremonia e inaugurimit u udhëhoq nga Presidenti Dmitri Medveedev, mbështetësi formal i kryebashkiakut të ri. Inaugurimi u pasua nga një ceremoni me Kryeministrin Vladimir Putin.

Mbas kryeministrit dhe presidentit, kryetari i bashkisë së Moskës gjerësisht shihet si zyrtari i tretë më i rëndësishëm në vend. Në Moskën e zgjeruar tashmë, është përqendruar 10% e popullsisë së Rusisë dhe çereku i ekonomisë prej 1.2 trilionë dollarësh.

Dmitri Trenin, drejtor i qendrës Karnegi në Moskë thotë se me emërimin e një njeriu të besuar të Putinit, i cili nis mandatin 5 vjeçar si kryetar i bashkisë së Moskës, është e qartë se ku përqendrohet pushteti në Rusi. Ai thotë:

“Vladimir Putin ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë politikani më i lartë rus. Ai është njeriu që merr vendimet në politikë”.

Gazeta Vedemosti shkruan: “Soibanin është 100% njeriu i Putinit, dhe është Putini, të cilit ai i detyrohet për karrierën e tij”.

Në Moskë, Sobianin punoi prapa skene për të ndihmuar Dmitri Medvedevin, paraardhësin e tij si shef i stafit të zotit Putin, për të fituar zgjedhjet presidenciale në vitin 2008.

Si një njeri i rrethit të ngushtë të Putinit, ai u zgjodh kryetari i “Chanel One” vitin e kaluar, një prej rrjeteve televizive më të rëndësishme në vend, i drejtuar nga shteti. Por në Moskë, ai ishte i panjohur. Javën e kaluar, vetëm 3% e moskovitëve, sipas sondazheve, thanë se do të votonin për të.

Disa orë përpara inaugurimit të tij, ai mbajti fjalimin e vetëm të fushatës së tij, përpara 34 anëtarëve të Këshillit të qytetit të Moskës.

Duke përmendur binomin e tmerrshëm në jetën moskovite, korrupsionin dhe burokracinë ai tha:

“Jam i bindur se korrupsioni dhe burokracia kanë zhvlerësuar thuajse ose të gjitha përparësitë konkurruese të Moskës. Dukshëm, ky qytet ka nevojë për një sistem administrativ më të hapur dhe efiçent”.

Në dallim nga paraardhësi i tij, Juri Luzhkov, ai tha se imigrantët janë të domosdoshëm për të zhvilluar Moskën, dhe e quajti zgjerimin e qytetit me ndërtesa xhami e çeliku “gabim në planin urbanistik të Moskës”.

Një grup qiejgërvishtësesh, në të cilin përfshihen dhe dy ndërtesat më të larta në Europë, ishin projektuar për t’u bërë qendra financiare e Rusisë. Por disa prej këtyre ndërtesave janë bosh, viktima të dështimit të tregut të shitblerjes së ndërtesave, i cili erdhi me krizën financiare botërore të vitit 2008.

Presidenti Medvedev i bëri thirrje Sobianinit që të eci përpara për të kthyer Moskën “në qendrën financiare të Euroazisë”.

Përpara votimit të Këshillit të qytetit, Andrei Kliçov, përfaqësues i partisë komuniste në këtë këshill, tha për kandidaturën e Sobianinit të zgjedhur nga Kremlini se “moskovitët nuk kanë zgjedhje tjetër. Gjithçka u vendos mbas dyerve të mbyllura”.

XS
SM
MD
LG