Lidhje

Kryeminstri rus Putin krahasohet me ish udhëheqësin Leonid Brezhnjev

  • Zëri Amerikës

Kryeminstri rus Putin krahasohet me ish udhëheqësin Leonid Brezhnjev

Kryeminstri rus Putin krahasohet me ish udhëheqësin Leonid Brezhnjev

Zëdhënësi i kryeministrit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov, nuk u ka kushtuar rëndësi krahasimeve që janë bërë kohët e fundit mes zotit Putin dhe udhëheqësit sovjetik Leonid Brezhnjev.

Brezhnjevi udhëhoqi Bashkimin Sovjetik nga viti 1964 deri kur vdiq në vitin 1982, por fajësohet se ishte në krye të vendit kur filloi rënia ekonomike që çoi pas disa vitesh në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Zoti Peskov thotë se kryeministri Putin nuk është Brezhnjevi dhe se mund të jetë e vërtetë që Brezhnjevi e mbajti pushtetin më shumë se ç’deshi populli, ndërkohë që vendi rrëshqiste në një stanjacion ekonomik dhe politik para vdekjes së tij. Por zëdhënësi shtoi se Brezhnjevi nuk ishte ‘minus’ por një ‘plus i madh’ për historinë e vendit. Ai përmendi vitet e para të qeverisjes së Brezhnjevit, si vitet kur u hodhën themelet për zhvillim të fortë ekonomik dhe për bujqësinë.

Megjithatë, ai iu kundërvu krahasimeve mes Brezhnjevit dhe zotit Putin, i cili ka qenë president që nga viti 2000-2008. Putin u largua nga posti i presidentit dhe kaloi në atë të kryeministrit, si rezultat i numrit të kufizuar të mandateve. Por tani që mandatet presidenciale janë zgjatur në 6 vjet, zoti Putin pritet të rikthehet në Kremlin në vitin 2012 dhe mund të konkurrojë përsëri në 2018 gjë që do të rezultonte në 24 vjet gjithsej në pushtet. Kjo do ta bënte Putinin udhëheqësin me qëndrimin më të gjatë në pushtet që nga Stalini.

XS
SM
MD
LG