Lidhje

Rusi: Mijëra vetë dalin nëpër rrugë në mbështetje të Vladimir Putinit


Rusi: Mijëra vetë dalin nëpër rrugë në mbështetje të Vladimir Putinit
Rusi: Mijëra vetë dalin nëpër rrugë në mbështetje të Vladimir Putinit

Mijëra vetë në gjithë Rusinë u mblodhën sot në mbështetje të kandidaturës për president të kryeministrit Vladimir Putin.

Tubimi më i madh u mbajt në Shën Peterburg ku policia tha se deri në 60 mijë demonstrues dolën për të shprehur mbështetjen për zotin Putin.

Një përkrahëse e zotit Putin, Valentina Taran mohoi zërat se njerëzit ishin të detyruar të merrnin pjesë.

Disa protestues u përpoqën ta përdornin tubimin për të shprehur pakënaqësinë me zotin Putin dhe politikat e tij. Agjencia Associated Press njoftoi se dy protestues kundër Putinit, u ndaluan nga policia.

Mijëra vetë morën pjesë në tubimet pro-Putin në Nizhny Novgorod, Stavropol, Vladivostok dhe Volgograd.

Anketat tregojnë se zoti Putin ka shanset të fitojë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG