Lidhje

Moskë, arrestohen dhjetëra protestues anti-korrupsion


Policia ruse arrestoi mbi 20 protestues sot në Moskë, një javë pasi mbi 1000 vetë u ndaluan gjatë një tubimi masiv të organizuar nga një kritik i njohur i Presidentit Vladimir Putin.

Agjencia ruse e lajmeve Tass njoftoi se arrestimet e së dielës u kryen pasi protestuesit po përpiqeshin të organizonin marshime pa leje drejt Kremlinit nga dy sheshe të Moskës.

Policia kishte bllokuar Sheshin Pushkin, një pikë e preferuar e demonstruesve. Autoritetet bllokuan gjithashtu disa faqe elektronike që, sipas qeverisë, nxisnin “organizimin e një proteste të paligjshme anti-qeveritare” pranë Sheshit të Kuq në Moskë.

Protestat u organizuan nga kritiku i njohur i Kremlinit, Alexei Navalni. Ai dhe qindra demonstrues anti-korrupsionit, të cilët po hidhnin parulla për dorëheqjen e Kryeministrit Dmitri Medvedev, u ndaluan javën e kaluar.

Disa kritikë të Kremlinit e shohin Vladimir Putinin si mbikqyrës të një qeverie të korruptuar, e cila u jep miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij kontrollin e operacioneve me vlera të mëdha monetare.

Protestat zhvillohen një vit para zgjedhjeve presidenciale ruse, ku Vladimir Putini do të përpiqet të konkurrojë për një mandat të katërt. Navalni, i cili ka ambicje të konkurrojë për president, është teknikisht i skualifikuar nga gara, pasi ka qenë shpallur fajtor për mashtrim nën akuza të dyshimta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG