Lidhje

Rusia, masa të reja kundër shoqërisë civile


Një zyrtar i lartë rus thotë se 22 organizata joqeveritare janë cilësuar “agjentë të huaj” pas një inspektimi të disa grupeve që marrin fonde nga jashtë.

Zëvendës Shefi i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Alexei Zhafyarov tha se autoritetet kanë inspektuar 1000 nga mbi 2000 organizatat joqeveritare ruse që marin fonde nga jashtë. Nga organizatat e kontrolluara nga agjencia, 22 u klasifikuan si “agjentë të huaj” dhe të paktën dy prej tyre u mbyllën për lidhje me elementë ekstremistë.

Ligji i nënshkruar nga Presidenti Vladimir Putin u kërkon organizatave joqeveritare që marrin fonde nga jashtë dhe angazhohen në aktivitet politik, të regjistrohen pranë Ministrisë së Dretjtësisë si “agjentë të huaj”.

Autoritetet ruse filluan inspektimin e organizatave joqeveritare në mars, në një përpjekje që është kritikuar nga organizatat e të drejtave të njeriut. Kritikët thonë se kjo masë merret në kuadër të fushatës së Kremlinit për të shuar zërat e opozitës, pas zgjedhjes së Vladimir Putinit për një mandat të tretë presidencial. Putin i hedh poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG