Lidhje

Rusi: Presidenti Medvedev propozon kryeministrin Putin si kandidat të ardhshëm presidencial

  • Zëri Amerikës

Rusi: Presidenti Medvedev propozon kryeministrin Putin si kandidat të ardhshëm presidencial

Rusi: Presidenti Medvedev propozon kryeministrin Putin si kandidat të ardhshëm presidencial

Kryeministri rus Vladimir Putin konfirmoi se do të kandidojë për president marsin e ardhshëm, pasi Presidenti aktual Dmitry Medvedev propozoi këtë ide.

Presidenti Medvedev propozoi sot kryeministrin Vladimir Putin, thuajse duke garantuar rikthimin e tij në këtë post 4 vjet pasi ai u detyrua ligjërisht që të jepte dorëheqjen.

Zoti Putin tha se ai ndjehej i nderuar nga propozimi i zotit Medvedev.

Zoti Medvedev tha në kongresin e përvitshëm të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar se ai është i përgatitur të ndërrmarë atë që e quajti ‘punë praktike” në qeverisje mbas zgjedhjeve presidenciale të muajit mars. Zoti Putin u tha delegatëve të partisë se ai do të propozonte zotin Medvedev në krye të listës për zgjedhjet duke u bërë kryeministri i ri i vendit në presidencën e zotit Putin.

Sipas ndryshimeve kushtetuese të nxitura nga zoti Medvedev, presidenti i ri do të ketë një mandat 6 vjeçar në detyrë, në dallim nga sistemi aktual, ku mandati presidencial është 4 vjeçar.

XS
SM
MD
LG