Lidhje

Rusi: Pushohen nga puna drejtuesit e revistës Kommersant Vlast për mbulimin e zgjedhjeve

  • Zëri Amerikës

Rusi: Pushohen nga puna drejtuesit e revistës Kommersant Vlast për mbulimin e zgjedhjeve

Rusi: Pushohen nga puna drejtuesit e revistës Kommersant Vlast për mbulimin e zgjedhjeve

Pronari i shtëpisë botuese Kommersant ka hequr nga puna një redaktor dhe një drejtues të lartë lidhur me atë që e ka cilësuar si thyerje etike në mbulimin e procesit zgjedhor në Rusi.

Alisher Usmanov kritikoi revistën e përjavshme Kommersant Vlast duke thënë se mbulimi i zhvillimeve lidhur me Partinë Rusia e Bashkuar të kryeministrit Putin, në numrat e fundit të revistës i ngjante thuajse “huliganizmit të rëndomtë”. Zoti Usmarov pushoi nga detyra redaktorin e revistës, Maxim Kovalsky dhe drejtorin e përgjithshëm të kompanisë Andrei Galiyev.

Usmanov, pronari i grupit mediatik dhe një ndër pronarët e klubit Arsenal të Londrës, është një ndër njerëzit më të pasur në Rusi.

XS
SM
MD
LG