Lidhje

Shën Peterburg, 6 të arrestuar lidhur me sulmin


Komisioni shtetëror investigativ i Rusisë thotë se në Shën Petersburg janë arrestuar 6 persona nga Azia Qendrore, të dyshuar për aktivitet në ndihmë të terroristëve, dy ditë pas sulmit vdekjeprurës në metronë e qytetit.

Grupi i të arrestuarve akuzohet për rekrutimin e personave të tjerë nga vende të Azisë Qendrore për t’iu bashkuar Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera ekstremiste që nga viti 2015. Por në një deklaratë të komisionit thuhet se nuk janë zbuluar fakte për lidhje mes grupit të të arrestuarve dhe sulmit vetëvrasës me bombë që shkaktoi 14 të vrarë dhe dhjetra të plagosur.

Hetuesit rusë identifikuan 22-vjeçarin e lindur në Kirkizi, Akbarzhon Dzhalilov si autorin e sulmit vetëvrasës me bombë.

Udhëheqës botërorë nga shumë vende të botës i shprehën ngushëllime Moskës për tragjedinë. Presidenti Trump e telefonoi presidentin rus Putin, për t’i shprehur mbështetje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG