Lidhje

Identifikohen dy autorët e sulmeve në Volgograd


Policia ruse ka identifikuar dy autorët e sulmeve vetëvrasëse të muajit të kaluar në qytetin jugor të Volgogradit dhe ka arrestuar dy nga bashkëpunëtorët e dyshuar të tyre.
Autoritetet i identifikuan autorët si Asker Samedov dhe Suleiman Magomedov dhe thanë se ata ishin anëtarë të një grupi terrorist në Dagestan. Policia tha se dy vëllezër të dyshuar për ndihmë ndaj tyre, u ndaluan në Dagestan dje.
Një video e publikuar në internet para disa javësh nga një grup militant islamist, duket se tregonte dy autorët e sulmeve që flisnin para kameras dhe me jelekë eksplozivësh para sulmit.
Sulmet e dhjetorit në Volgograd shkaktuan vdekjen e 34 personave dhe ngjallën frikë për sulme të tjera të mundshme para ose gjatë Lojrave Olimpike të Soçit.
XS
SM
MD
LG